KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone )

..:: Mire Se Vine Ne KAHZ CreW ::..
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mast3rHack




Numri i postimeve : 74
Join date : 04/01/2011

Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima Empty
MesazhTitulli: Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima   Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima EmptyWed Mar 09, 2011 4:07 am

Një faqe mashtruese në Facebook që u ofronte një kartë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë për Ikea, ka tërhequr pothuajse 40.000 viktima gjatë ditës së premte.

Ky është shembulli më i fundit i një trendi të ri dhe të dëmshëm në rrjetet sociale, ku mashtruesit që zakonisht janë tregtar online që kërkojnë të fitojnë përmes gjenerimit të trafikut të webit, kanë pushtuar Facebook-un me këto faqe të kartelave false dhuratë gjatë muajve të fundit.

Në fund të marsit, një kartelë e ngjashme Ikea në vlerë prej 1.000 dolarë mashtroi më shumë se 70.000 viktima, dhe gjithashtu në javën që shkoi një faqe tjetër mashtruese në Facebook ofronte një certifikatë dhuratë në vlerë prej 500 dollarë për "Whole Foods", mashtroi përdorues tjerë të shumtë.

Mashtrimi i ditës së premte ka kapur më shumë se 37.000 përdorues, duke u ofruar atyre një certifikatë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë në shkëmbim për promovimin e Ikea-së tek miqtë e tyre. Në atë kohë, faqja ishte duke fituar adhurues të rinj me një shkallë prej 5.000 në orë. Sipas faqes, promovimi i ofruar vlen vetëm për një ditë.

Për të marrë pjesë, përdoruesit duhet të bëhen adhurues të faqes false të Ikea-së, që hostohej Facebook dhe më pas të ftonin të gjithë miqtë e tyre për tu bërë adhurues. Ata më pas drejtohen tek një faqe anëtarësimi marketingu që postohet tek GiftDepotDirect.com, ku atyre u kërkohen informata personale si emri, adresa, data e lindjes dhe numri i telefonit.

Pas këtij hapi, viktimës i thuhet që të abonohet për dy oferta marketingu online, këto me faqe legjitime si Netflix dhe CreditReport.com, në mënyrë që të fitojnë kartën dhuratë.

Karta e premtuar në këto mashtrime asnjëherë nuk u duk. Në fakt, informatat personale të viktimave tani mund të shfrytëzohen vetëm për vjedhje të identitetit apo edhe më keq për të hakuar kompjuterin e tyre. "Pse njerëzit ofrojnë këto informata, nuk mund ta kuptojë, por ata e bëjnë këtë", tha bashkë-themeluesja e faqes Scambusters, Audri Lanford në një intervistë gjatë të martës për Computerworld, para se të paraqitje faqja më e re mashtruese.

Më herët gjatë kësaj jave, zëdhënësi i Facebook Simon Axten tha se kartat false dhuratë janë një problem i vogël për Facebook, por ai nuk tha sa njerëz janë bërë adhurues të këtyre faqeve mashtruese. Facebook, në anën tjetër është duke zhvilluar një sistem të automatizuar për të larguar faqe, tha Axten. "Ne shpejtë largojmë grupet dhe faqet, madje edhe para se të shpërndajnë viruse"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Facebook dhe privatësia e përdoruesve
» Facebook arrin në 500 milion anëtarë
» Google bllokon të dhënat për Facebook
» Frezee Facebook
» Edhe Fan Pages në Facebook fituan dizajn të ri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone ) :: || Hackers Forum Menu || :: ..:: Informatika ::..-
Kërce tek: