KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone )

..:: Mire Se Vine Ne KAHZ CreW ::..
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mast3rHack




Numri i postimeve : 74
Join date : 04/01/2011

Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet Empty
MesazhTitulli: Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet   Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet EmptyWed Mar 09, 2011 3:54 am

Fshirja e historisë së internetit pjesërisht është e thjeshtë.

Klikoni Tools dhe për të parë listën e uebsiteve të vizituara

klikoni History. Me tastin e djathtë të miut klikoni në

përmbajtjen që dëshironi të fshini dhe zgjidhni Delete.

Ndërkohë, për Firefox, në tastierë shtypni -H për të hapur

panelin e historisë.

Gjeni uebfaqet që dëshironi të fshini nga lista dhe zgjidhni

Delete. Për t’u liruar nga lista e adresave të vizituara që

hapet me brazdën e adresës, vendosni miun mbi linkun që

dëshironi të fshini dhe shtypni Delete në tastierë. Nëse

përdorni Firefox 3, edhe nëse fshini adresën, mund të

fshihet dhe të qëndrojë aty për një kohë të gjatë. Nëse

filloni të shkruani emrin e domainit të padëshiruar në

shiritin e adresave, përmes listës që hapet poshtë do të

shfaqet historiku i vizitave dhe mund të fshini përmbajtjen

ashtu siç u përshkrua më sipër. Ndërkohë, nuk duhet të

shqetësoheni sepse me gjeneratën e ardhshme të shfletuesve

nuk do t’i keni më këto probleme.

Shfletuesit e rinj vijnë me një tipar të veçantë që i jep

përdoruesit më shumë mundësi. Firefox ka tiparin privacy

mode, por është akoma në versionin beta, ndaj nëse vendosni

ta përdorni, përgjegjësinë për rrezikun e mundshëm do

ta merrni mbi vete.

Po ju jap disa instruksione në rast se doni të përdorni

softuerë beta.

Për të hyrë në private mode të Internet Explorer 8,

selektoni Safety dhe pastaj InPrivate Browsing. Afër

shiritit të adresave, një dritare e dytë do të hapet

me logon InPrivate. Nëse përdorni Firefox 3.1 dhe dëshironi

ta ruani privatësinë, zgjidhni Tools, Private Browsing.

Firefox do t’i mbyllë dhe ruajë fushat dhe do të hapë një

fushë të re. Hiqeni nga përdorimi Private Browsing për

të mbyllur fushat e hapura së fundmi e për t’i rikthyer

ato që Firefox ka ruajtur më herët. Ndërkohë, Google Chrome

nuk është më në versionin beta, ndaj mund të përdoret me

siguri. Për të hyrë në opsionin Incognito mode, klikoni në

ikonën Tools dhe zgjidhni Icognito window.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fshij Recycle Bin
» Internet Downland Menager
» Internet Dwnland Menager IDM 100 working serial number
» Qysh me ba emrin e internernet explorer atje nalt qi lexon Microsoft Internet Explorer qysh dush

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone ) :: || Tutoriale || :: ..:: Tutoriale ::..-
Kërce tek: