Këngëtarja kontroverse, Big Mama, vazhdon me fjalët e saja interesante. Pas një interviste ku kishte thënë se i pëlqente të hajë pas seksit, dhe intervistës tjetër ku thoshte jam e virgjër, ajo ka vazhduar edhe me një avaz tjetër.
Big Mama ka premtuar në Tiranë se do të bëjë një “party” të madhe në Shqipëri nëse arrin ta largojë nga trupi i saj dhjamin e tepërt, i cili si duket i është bërë kompleks këngëtares edhe pse si e trashë ajo duket më me stil.
Kohëve të fundit Biggy është në qendër të mediave shqiptare, sidomos për deklaratat bombastike dhe të pamatura që i bën. Mirëpo, ajo nuk ka mbetur prapa as me karrierën e saj muzikore.