KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone )

..:: Mire Se Vine Ne KAHZ CreW ::..
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kina zemërohet ndaj vendimit të Google

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mast3rHack




Numri i postimeve : 74
Join date : 04/01/2011

Kina zemërohet ndaj vendimit të Google Empty
MesazhTitulli: Kina zemërohet ndaj vendimit të Google   Kina zemërohet ndaj vendimit të Google EmptyWed Mar 09, 2011 4:07 am

Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjigandi amerikan i internetit Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.


Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave.

Indinjatata e Kinës erdhi pas vendimit të kompanisë Google për t'i dërguar të gjitha kërkimet që bëhen nga përdoruesit në Kinë, tek faqja e pacensuruar e internetit në Hong Kong.

Një zyrtar i lartë kinez, tha se vendimi i Google për të injoruar premtimin e dhënë ishte totalisht i gabuar.

Televizioni shtetëror kinez citoi zyrtarin të thoshte gjithashtu se akuzat ndaj Kinës lidhur me sulme ndaj faqeve të saj në të kaluarën ishin të paarsyeshme.

Por një korrespondent i BBC-së në Pekin thotë se megjithëqë që kërkimet do të adresohen tek një faqe në Hong Kong, kërkimet për çështje të ndjeshme në Kinë, do të marrin përgjigjen "faqe e pavlefshme".

Akuza për spiunazh

Media shtetërore kineze, e ka akuzuar kompaninë Google si vegël të qeverisë amerikane.

Një kryeartikull mjaft i ashpër i botuar nga agjencia e lajmeve, Xinhua, bën të ditur se kompania është duke u përpjekur të infiltrojë në kulturën dhe vlerat e Kinës.

Google paralajmëroi në fillim të vitit se hyrjet e shumta pirate dhe censura do ta detyronin të tërhiqej nga Kina.

Dhe kur kanë mbetur vetëm 3 javë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, Pekini duket se ka zgjedhur luftën verbale.

Ai thotë se Google është e politizuar, bashkëpunon me qeverinë amerikaen dhe agjencitë e zbulimit dhe është një vegël shkatërruese.

Kërcënimi i kompanisë Google për t'u tërhequar është përshëndetuar nga përdoruesit liberalë të internetit dhe nga administrata Obama.

Por analistët e biznesit thonë se një tërheqje nga tregu më dinamik i internetit do të mund të dëmtonte perspektivën globale të kompanisë./bbc/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kina zemërohet ndaj vendimit të Google
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Google TV” së shpejti
» Perdor google si hacker!!!
» Bone Google Si Nudge
» Google bllokon të dhënat për Facebook
» Google po punon në teknologji përkthyese me zë për celularë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KAHZ CreW ( Kosova & Albania Hacked Zone ) :: || Hackers Forum Menu || :: ..:: Informatika ::..-
Kërce tek: